Rreth projektit

Fjalori elektronik Arabisht-Shqip


Në kohën kur teknologjia e komunikimit është bërë shumë e rëndësishme për çdo veprimtari të organizuar shoqërore, edhe fjalorët elektronik qofshin ata një gjuhësh apo dy gjuhësh zënë vend të rëndësishëm në shkencën e leksikografisë. Andaj, nisur nga ky fakt, kujtoj që versioni elektronik i Fjalorit Arabisht-Shqip do të jetë ndihmesë e madhe për gjithkënd që shprehë interesim për mësimin e gjuhës arabe, sidomos në këtë fillim shekull kur gati e gjithë literatura qoftë ajo shkencore, letrare, publicistike është e digjitalizuar.


Secili nxënës, studentë apo kushdo që shprehë interesim për mësimin e gjuhës arabe gjithmonë përballet me një zgjedhje: çfarë fjalorë i duhet të përdorë? Deri më sot e vetmja mundësi për të zgjedhë ka qenë përzgjedhja e një fjalori Arabisht-Shqip në version klasik, të një autori të caktuar, të botuar nga një shtëpi botuese. Fjalorët serioz dy gjuhësh zakonisht janë voluminoz dhe arritja te fjala e dëshiruar, karshi njohurive elementare të morfologjisë së gjuhës arabe, secilit përdorues i është dashur kohë e konsiderueshme për të arritur deri te rezultati i dëshiruar.


Në këtë moshë të teknologjisë kompjuterike Fjalori elektronik Arabisht-Shqip procesin e përdorimit të fjalorit do të bëjë më të lehtë dhe efektiv.


I vetmi resurs për të arritur te fjalori elektronik Arabisht-Shqip është që të keni qasje në internet. Avantazhi i padyshimtë i fjalorit elektronik Arabisht-Shqip është një numër i madh i temave në trungun e fjalës së dëshiruar e cila ju lejon të zgjidhni kuptimin më të përshtatshëm për ju. Një përparësi tjetër e fjalorit elektronik Arabisht-Shqip është edhe ajo se nuk keni nevojë të hulumtoni nëpër librari për ta blerë ato, apo në bibliotekën e shkollës apo Universitetit, tani ju të vetmin veprim që duhet të bëni është që ta vizitoni faqen tonë www.Arabisht-shqip.com apo ta instalonin aplikacionin në telefonat tuaj mobil.


Fjalori elektronik Arabisht-Shqip tani nuk është një luks, është një domosdoshmëri në shoqërinë tonë kur gjuha arabe është në mesin e gjashtë gjuhëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në të gjitha institucionet tjera ndërkombëtare, është gjuhë e Kuranit, gjuhë e hadithit, gjuhë e komunikimit të katërqind milion arabëve, në dymbëdhjetë shtete, të ashtuquajtura shtete arabe, në dy kontinente, në Kontinentin e Afrikës dhe në Kontinentin e Azisë.