Biografia e shkurtër e autorit - Isa Memishi

Biografi e shkurtër


Isa Memishi i lindur në Raincë, Preshevë, Republika e Serbisë, në vitin 1959. I diplomuar Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, i magjistruar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e Gjuhësisë, i doktoruar në vitin 2005 në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i gjuhësisë.



Karriera


Nga viti 1984 e deri në vitin 1987 i punësuar në Libi përkthyes i gjuhës arabe; Nga viti 1988 i zgjedhur në pozitën e asistentit në Departamentin e Orientalistikës, pranë Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, për lëndët Morfologji e Gjuhës arabe dhe sintaksë e Gjuhës arabe; Në vitin 1991 i zgjedhur ligjërues i Gjuhës arabe për lëndën Sintaksë e Gjuhës arabe; Në vitin 2006 i zgjedhur Prof. Asistent i lëndës Sintaksë i gjuhës arabe; Aktualisht Prof. asoc. i lëndës Sintaksë e gjuhës arabe;



Postet menaxheriale


  • Shef i Departamentit të Orientalistikës, në Fakultetin e Filologjisë, Universitetit të Prishtinës
  • Zëvendës drejtor i Institutit për Studime Orientale Prishtinë
  • Anëtarë i redaksisë së Revistës Studime orientale, Prishtinë
  • Pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në Konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Autor i disa punimeve shkencore të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Autor i veprave: Sintaksë e Gjuhës arabe (2002), Fjalor Arabisht – shqip, Libri Shkollor, Prishtinë, 2011; Fjalor Arabisht – shqip, Logos A, Shkup, 2014
  • Përkthyes i këtyre veprave nga gjuha arabe: Sahiu-l-Buhari, nr.7 (1997);Leksikon i Orientalistëve, Abdurrahman Bedevi, Logos A, Shkup, 2015; Kelila dhe Dimna, Ibn Mukaffa, Instituti Ibn Sina Prishtinë, 20016;Guaska, Mustafa Halifa, Buzuku, Prishtinë, 2019


Laurat i këtyre çmimeve


  • Çmimin Sheikh Hamad Award for Translation and International Understanding was founded in Doha, Qatar, për vitin 2017, për kontributin në fushën e leksikografisë me hartimin e fjalorit Arabisht-Shqip, çmim i cili ndahet nga lartmadhëria e tij, Emiri i Katarit Sheih Tamim bin Hamad Al Thani.
  • Çmimi për Veprën më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe dhe anasjelltas "Pjetër Bogdani", për vitin 2019, për përkthimin e romanit "Guaska " të Mustafa Halifes, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e Republikës së Kosovës.


Adresa: Rr. Selman Lokaj, Mati 2, Prishtinë, Republika e Kosovës
Nr. Tel. +383 44 399 884
Email: [email protected], [email protected]