Udhëzime për përdorimin e fjalorit
Pjesa e arabishtes është e ndarë krejtësisht nga ajo e gjuhës shqipe. Fjala në arabishte, për shkak të natyrës së alfabetit arab, fillon nga ana e djathtë, kurse e shqipes nga e majta.
Renditja e fjalëve në fjalor është bërë sipas principit etimologjik- semantik, pra, sipas trungut të fjalës dhe është renditur sipas rendit alfabetik. Kjo metodologji është ndjekur nga hartuesit e shumë fjalorëve të gjuhës arabe, qofshin ata arabisht-arabisht apo arabisht e në ndonjë gjuhë të huaj.
Për ta theksuar edhe më shumë trungun e foljes e kemi dalluar me këtë shenjë • dhe e kemi lënë të pa vokalizuar si dhe rresht në vete.
Në krye të rreshtit, veç fjalëve të mëvetësishme, vihen edhe fjalët njërrokëshe, dyrrokëshe, konsonantet, shkurtesat dhe afikset.
Në kuadër të një trungut të fjalës me tri konsonante, fillimisht pason folja me gjitha llojet e veta në vetën e tretë të gjinisë mashkullore në kohën e kryer الماضى . Nëse i njëjti trung i foljes ka një e më shumë forma të llojit të parë, atëherë janë renditur sipas vokalit karakteristik të konsonantit të mesëm të trungut të foljes në kohën e tashme المضارع si p.sh.: قَرَأَ ـَ يَقْرَأُ ، جَلَسَ ـِ يَجْلِسُ ، كَتَبَ ـُ يَكْتُبُ
Ndodh që renditja e foljeve të jetë bërë edhe sipas formës së masdarit, nëse folja ndryshon kuptimin duke marrë një formë tjetër.
Foljet me tri konsonante rrënjësore الثلاثي المجرد janë të renditura sipas llojeve të foljeve. Pas llojeve të foljeve, pasojnë gjithë emrat e prejardhur nga ajo folje, të renditur sipas renditjes alfabetike.
Format jo të rregullta të kohës së tashme të foljeve të parregullta janë dhënë në tërësi: وَأَصَ -يَئِصُ ، وَأَدَ يَئِدُ
Pas vokalit të mesëm pason masdari i foljes. Nëse një folje ka një e më shumë forma të masdarit, atëherë format e masdarit janë renditur sipas rendit alfabetik, apo shkallës së përdorimit. Të gjithë format e masdarit janë dhënë pa nunacion التنوين nëse kanë lakim të plotë. Po qe masdari lakohet sipas lakimit jo të plot atëherë është vokalizuar.
Shkurtesa ه pas foljeve simbolizon kundrinën, që shpreh qenie njerëzore, të ashtuquajtur عقليّ p.sh. أَخْبَتَ إلى (ل) ه përulem (përkulem, gjunjëzohem) para; ضَيَّفَ ه ه kthehem me [dikë] mysafir te; Shkurta هـ simbolizon kundrinën, që shpreh qenie jonjerëzore dhe gjësendetë të ashtuquajtur غير العقلّي: صَفَّى هـ من هـ derdh [ujin] prej [kovës]; سَقَى هـ فى هـ derdh [ujë] në [shakull].
Llojet e zgjeruara, si zakonisht, janë dhënë të vokalizuar në formë të plotë. S’do mend se gjithë foljet nuk kanë përdorim në gjithë llojet e foljeve, ndaj janë dhënë vetëm ato lloje të foljeve që ka një folje e caktuar. Gjithë emrat e prejardhur të foljeve janë renditur sipas rendit alfabetik.
Pas llojeve të foljeve, në raste të rralla, janë dhënë edhe forma të derivuara, qofshin folje apo emra foljor, nga foljet me tri konsonante, psh. سَكَنَ > تًمَسْكَنَ ؛ حَمَلَ > حَوْمَلَ.
Edhe foljet me katër dhe me pesë konsonante (الخماسيّ, الرُباعيّ) janë të rradhitura sipas të njëjtit rend, pra, llojet e foljeve për të vazhduar me emrat e prejardhur prej foljeve.
Krahas fjalëve, kemi dhënë edhe disa togfjalësha, si për shembull: عُطْلَة اْلأَسْبُوعِ ِ fundjavë, عَظْم الْكَعْب kockë e thundrës etj, apo edhe fjali të tëra: إِنَّ الْبُغَاثَ بِأَرْضِنَا يَسْتَنْسِرُ Te ne edhe të dobëtit bëhen të fuqishëm; fjalë të urta عُصْفُورٌ فِى الْيَدِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفٍ فِى الشَّجَرَةِ Më mire një vezë sot se një pulë mot. لَمْ يَنْعَقِدْ لَهُ زَهْرٌ وَ لاَ ثَمَرٌ Mbeti (ngeli) me gisht në gojë. يَتَعَلَّق الْغَرِيقُ بِقّشَّةٍ I përmbyturi kapet edhe për një fije kashte.
Për format e emrave të prejardhur (emrave, masdareve, participeve, mbiemrave dhe numërorëve) janë dhënë edhe format e shumësit të parregullt, rrallë herë edhe ai i rregullt.
Gjinia femërore e emrave është dhënë në mënyrë të veçantë, p.sh. إِبْنَة ndaj إِبْنٌ . Forma e rregullt e gjinisë femërore te mbiemrat është dhënë vetëm sipas nevojës, kurse forma e parregullt është dhënë gjithmonë duke i paraprirë shkurtesa مـ e cila simbolizon gjininë femërore p.sh. زَرْقَاءُ prej أَزْرَقُ.
Nyja shquese e arabishtes الnuk është vokalizuar pos në rast të sintagmave të ndryshme. Gjithashtu nuk janë vokalizuar edhe parafjalët e dhëna pas foljeve.
Meqenëse, në gjuhën arabe, gjinia femërore e emrave dallohet qartë nga gjinia mashkullore, ndaj nuk është prezantuar fare. Mirëpo në raste të rralla kur emrat e gjinisë mashkullore marrin mbaresën e gjinisë femërore (ة), atëherë pas atyre emrave është dhënë shkurtesa ذ, e cila simbolizon gjininë mashkullore të emrit: خَلِيفَة halif. Tek emrat, mbiemrat dhe participet që kanë të njëjtën formë për të dy gjinitë, zakonisht është dhënë shkurtesa سـ.
Presja në tekstin arabisht përdorur për të ndarë parafjalët që pasojnë njëra pas tjetrës pas foljeve. Gjithashtu është përdorur, për hir të hapësirës, edhe pse shumë rrallë, për të ndarë disa emra të prejardhur nga e njëjta rrënjë e që kanë të njëjtin kuptim.
Pjesa shqip e fjalorit, si zakonisht, fillon nga e majta. Folja e arabishtes në vetën e tretë të gjinisë mashkullore është përkthyer në vetën e parë njëjës, sipas natyrës së hartimit të fjalorëve në gjuhën shqipe, me përjashtim në rastet kur përemri i vetës së tretë është i kapur me foljen, në shprehje të veçanta, në fraza apo në fjalë të urta. Në raste të tilla është përkthyer në përputhje me tekstin arabisht. Edhe pësorja është përkthyer në vetën e parë apo me trajtën e pjesores ''të qenët''.
Me presje janë ndarë fjalë që janë barasvlerë ose kanë kuptim të njëjtë, p.sh: i shkathët, i shpejtë, i zhdërvjellët. Me pikëpresje janë ndarë fjalët që kanë kuptim të përafërt p.sh: kursej; deponoj; ruaj, apo kanë kuptim tjetër: p.sh: përshtat; kufizoj; specializoj; specifikoj; saktësoj; jap të dhëna të veçanta, etj.
Kllapat e rrumbullakëta janë përdorur për të ndihmuar përdoruesin të gjejë barasvlerësin më të përshtatshëm; p.sh: i implikuar në një grindje (në një zënkë, në një mosmarrëveshje). Brenda kllapave të rrumbullakëta janë vënën edhe shkurtesat me kursiv; p.sh: (gr.); (zool.) etj. Kllapat katrore [] janë përdorur për të vënën brenda këtyre kllapave një shprehje plotësuese për të lehtësuar kuptimin e një fjale. Gjithashtu, e njëjta fjalë është dalluar duke i zvogëluar fondin e madhësisë së shkronjave; p.sh të qenët [det] i valëzuar, i shqetësuar; Këto kllapa janë përdorur edhe për të dhënë sqarime shtesë për një fjalë të caktuar, p.sh. marr pak [gjellë për të shijuar].
Literatura e përdorur
Fillimisht në fjalorë është punuar për grumbullimin dhe përzgjedhjen e fjalëve që do të përfshihen në të. Zgjedhja e më se 100 000 fjalëve, thënieve, njësive frazeologjike etj, në gjuhën arabe, krahas literaturës së prezantuar më poshtë, është bazuar në fjalorin arabisht -arabisht المعجم الوسيط. Ky fjalor, sipas shumë studiuesve, konsiderohet fjalori më i përshtatshëm i gjuhës standarde arabe. Gjithashtu për një numër të konsiderueshëm të fjalëve jam bazuar edhe në fjalorin لسان العرب, sidomos të foljeve katër konsonantike dhe fjalëve të rralla. Mbështetje tjetër kam pasur edhe fjalorët arabisht-bosnisht të Teufik Muftiċit dhe قاموس عربي - إنكليزي المورد të Dr. Rohi Baalabaki.
- المعجم الوسيط، الدكتور إبراهيم أنيس ـ الدكتور عبد الحليم منتصر ـ عطية الصوالحي ـ محمد خلف الله أحمد, الطبعة الثانية
- لسان العرب، محمد بن مكرّم بن منظور، بيروت ـ لبنان 1993م
- الدكتور روحي البعلبكي، قاموس عربي ـ إنكليزي، دار العلم للملايين الطبعة العشرين، بيروت ـ لبنان 2006م
- هانز ﭭـير، معجم اللغة العربية المعاصر، عربي ـ إنكليزي، الطبعة الثالثة، مكتبة لبنان ـ بيروت 1980م
- القاموس المحيط، مجد الدين الفيروز بادي، القاهرة، 1913م
- أحمد شفيق الخطيب، معجم مصطلحات البترول النفطية، إنكليزي ـ.عربي، مكتبة لبنان ـ بيروت 1981م
- مجلس وزراء الصحة العرب، مُنَظَّمَةُ الصَّحَّةِ الْعالَمِيَّةِ، اتحاد اْلأَطِبَّاءِ العَرَب، المُنَظَّمَة العربية للتربية والثقافة و العلوم - المُعْجَم الطِّبِّيّ المُوَحِّد، إنكليزي ـ عربي ـ فرنسي؛ الطبعة الثالثة، المكتبة الوطنية ببغداد 1973م
- محمد عبد الرازق منّاع، الدليل قاموس إنكليزي ـ عربي، الطبعة الثانية، دار لبنان للطباعة والنشر، بيروت ـ لبنان 1984م
- الخليل ابن أحمد الفراهيدي، كتاب العين
- القاموس المحيط، الفيروز آبادي
- مرتضي زبيدي، تاج العروس
- A. Kostollari, J. Thomaj, Xh. Lloshi, M. Smara, J. Kola. P. Duka, P. Haxhi Llazi, H. Shehu, F. Leka, E. Lafe, K. Sima, th. Feka, B. Keta, A. Hidi, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë 1981
- Teufik Muftiċ, Arapsko- srpskohrvatski rječnik, Sarajevo 1973
- QEP, Fjalori Elektronik; FESh 1.0
- A. Zajmi, M. Bardhi, S. Drini, L. Mulaku, G. Luboteni, S. Imami, Fjalor Serbokroatisht shqip, Prishtinë 1974
- ECTACO, electronic Dictionary, English - Albanien
- Pavli Qesku, fjalori Anglisht - shqip, Tiranë 2002
- Mevlű Sarı, Arapça tűrkçe Lűgat, Ipek Yayın Dağıtım Paz. A.Ş, Istanbul 1984
- Sami Neziri, Fjalor turqisht Shqip - Türkçe Arnavitça Sözluk, tiranë 2005
- Hasan Kaleši, Kemal Buhi Srpskohrvatski - arapski rječnik, Sarajevo 1988
- Tahir. N. Dizdari, fjalor i Orientalizmave në gjuhën shqipe, Tiranë 2005
- Jani Thomai, Fjalori Frazeologjik i gjuhës shqipe, Tiranë 1999
- Jani Thomai, Miço Samara, Hajri Shehu, Thanas Feka, Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, Trianë 2005
- Prof. Dr. Ekrem Murtezai, Fjalor i Feve, Rilindja, Prishtinë 2000
- Jani Thomai, Xh. Lloshi, R. Hristova, K. Qiriazati, A. Melonashi Fjalor Frazeologjik Ballkanik, Dituria 1999
- Milan Vujaklija, Leksikon Strani Reči i Izraza, Prosveta, Beograd 1966
Fjalorët elektronik:
- http://arabiclexicon.hawramani.com/search
- https://www.almaany.com/ar/dict/ar-ar
- https://www.dohadictionary.org
- https://books.google.com/books?id=_H5iDwAAQBAJ&pg
Shenjat
- • rrënja e fjalës së mëvetësishme, fjalët njërrokëshe, dyrrokëshe, konsonantet, shkurtesat dhe afikset
- ˚ fjalët me prejardhje jo arabe, fjalë hibride
- ˚ـَ fetha (e, a) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- ـُ damma (u) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- ـِ kasra (i) vokali i mesëm në kohën e tashme المضارع
- > tregon prejardhjen e fjalës
- ← udhëzon në një rrënjë tjetër të prejardhjes së fjalës
- -, paraqet kompozitë të përbërë edhe me një pjesë tjetër. p.sh. -afër-, pranë-, pranë-, afër shtëpisë, pranë shtëpisë, rreth shtëpisë etj.
Shkurtesat në pjesën e arabishtes
- ابت - renditje si pas rendit alfabetik të arabishtes
- ات - mbaresë e shumësit të rregullt e gjininë femërore
- جـ الجُمْعُ - shkurtesë për shumësin e emrave
- ذ - المُذَكَّرُ - emrat e gjinisë mashkullore
- سـ المُسْتَوَى - emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore
- فـ المُفْرَدُ - njëjës
- مـ المُؤَنَّثُ - gjinia femërore
- مب المَبْنِيّ - emrat e pandryshuar
- مث المُثَنَّى - dysia
- ون - mbaresë e shumësit të rregullt e gjinisë mashkullore
- ة تَاءُ التَّأْنِيثِ - mbaresë e gjinisë femërore
- ه المَفْعُول بِهِ العَاقِلُ - kundrina e emrave që emërtojnë qenie njerëzore
- هـ المَفْعُول بِهِ غَيْر العَاقِلُ - kundrina e emrave që emërtojnë qeni jonjerëzore dhe gjësende
Shkurtesat në pjesën e shqipes
- ad. - administratë
- agr. -agronomi
- anat. -anatomi
- ar. - arabisht
- arem. - aremite
- arkit. - arkitekturë
- astron. - astronomi
- aut. - automobilizëm
- b. - bin (ibn) i biri
- biol. - biologji
- bot. - botanikë
- bujq. - bujqësi
- det. - detari
- dëf. - dëftor
- dip. - diplomaci
- drejt. - drejtësi
- egj. - dialekti egjiptian
- ek. - ekonomi
- elektr. - elektronikë
- em. -emër vendi
- ent. - entolomogji
- etj. - e tjera
- f. - gj. femërore
- farm. - farmaci
- fet. - shprehje fetare
- filoz. - filozofi
- fin. - financa
- fiz. - fizikë
- fiziol. - fiziologji
- fon. - fonetikë
- fut. - futboll
- gj. - gjni
- gjeogr. - gjeografi
- gjeol. - gjeologji
- gjeom. - gjeometri
- gjuh. - gjuhësi
- (gj. fol.) - gjuhë e folur
- hebr. - hebraisht
- hek. - term në hekurudha
- hidr. - hidroteknikë
- ich. - shkencë që merret me studimin e peshqve
- imp. - imperativ
- ital. - italisht
- iron. - në mënyrë ironike
- jem. - dialekt i Jemenit
- kim. - kimi
- kom. - komercilaziëm
- kom. - komunikacion
- kr. - të krishterët
- let. - letërsi
- lidh. - lidhëz
- logj. - logjikë
- m. - gj. mashkullore
- mar. - dialekt i Marokut
- mak. - makineri
- mb. - mbiemër
- mek. - mekanikë
- met. - metrikë
- meteor. - meteorologji
- min. - minerale
- mit. - mitologji
- muz. - muzikë
- ndajf. - ndajfolje
- ndrët. - ndërtimtari
- neg. - negacion
- ngj. - të ngjashme me te
- orn. - ornitologji
- ort. - ortografi
- p.sh. - për shembull
- pasth. - pasthirrmë
- pat. - patologji
- pers. - persian
- për. - përemër
- pol. - politikë
- poligr. - poligrafi
- poz. - pozitiv
- proz. - prozë
- PS - post scriptum
- psik. - psikologji
- sic. - ironi
- sir. -dialekt i Sirisë
- spor. - sport
- stil. -stilistikë
- suf. - sofizëm
- sh. m. - në numrin shumës
- shah. - lojë shahu
- T. M. - At -t- arikatu -l- Muhammedijje.
- t.sh. - trajta e shquar
- teat. - teatër
- tek. - teknikë
- tel.kom. -telekomunikim
- top. - toponim
- topog. - topografi
- treg. - tregti
- tun. - dialekt i Tunisit
- tur. - turqisht
- U.M. - Udha Muhamedane
- ur. - urim, uratë
- usht. - ushtri